
Një dënim erdhi për Avdijajn, Wellenreuther, Meissner dhe Akkaynak, teksa këta të fundit nuk ishin të pranishëm në takimin ndaj Emenit në transfertë, pavarësisht se fillimisht ishin të grumbulluar. Shumë zëra qarkulluan për sjelljen joprofesionale të këtyre lojtarëve, duke filluar nga braktisja për të parë qytetin e zbukuruar për Krishtëlindje e deri te prania e femrave në dhoma para ndeshjes.
Të gjitha zërat janë mohuar nga drejtuesit e Willem II, ekipit holandez që është tërësisht i varuar nga këta lojtarë. Në kushte të tilla, misioni i klubit është të mbroj lojtarët dhe asgjë të mos pasqyrohet në media. Këtë politikë ekipi e ka ndjekur që kur plasi skandali fillimisht, për të vazhduar edhe në ditët në vijim.
Këtë herë është trajneri Koster, ai i cili lajmëron se futbollistët në fjalë do të rikthehen nga dënimi pas festave të Krishtlindjeve, në datën 4 janar për të vazhduar përgatitjen me ekipin. E kur pyetet nga ana e mediave se çfarë ndodhi me ndëshkimin e mungesën e lojtarëve, Koster flet prerë: “Nuk ua tregoj juve dënimin”. /Shqiperia.ch/