
Skuadra e Baselit arriti të merrte një fitore tepër të rëndësishme në transfertën kundër Sionit. Ata arritën të fitonin me rezultatin 1-2, teksa me këtë fitore e shohin veten në vendin e dytë të tabelës së klasifikimit.
Ajo çka ra në sy në këtë sfidë, ishte mungesa në fushën e lojës e Taulant Xhakës. Mesfushori i Kombëtares nuk u aktivizua në këtë sfidë nga trajneri Koller. Duket se numri një i pankinës së Baselit nuk i ka gjërat e qarta me Taulant Xhakën. Gjatë këtij sezoni, luani shqiptar ka qënë edhe kapiten i ekipit, madje sakrifikoi duke u shndërruar edhe në një qendërmbrojtës, për zgjedhjet e trajnerit Koller. Xhaka konsiderohet si një nga lojtarët e pazëvendësueshëm tek kjo skuadër, teksa vlen për t’u theksuar se ka edhe një popullaritet tepër të madh.
Pavarësisht kësaj, gjendja e vështirë dhe kaosi që ka përfshirë Bazelin, ndikon edhe te Koller që nuk mund të kuptohet me zgjedhjet e tij. Mesfushori shqiptar ulet sërish në stol, ndërsa e vetmja gjë pa bërë me trajnerin aktual, është që të shkoj në pankinë dhe ta shoh që andej ekipin e tij. /Shqiperia.ch/