You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i Bazelit është gati për Shqipërinë, Peço e ëndërronte stolin e Kombëtares

Trajneri i Bazelit është gati për Shqipërinë, Peço e ëndërronte stolin e Kombëtares

Ndërsa mbetemi ende në pritje të trajnerit të ri të Shqipërisë, Arjan Peço shihet si një nga kandidatët serioz për të marrë drejtimin e Kombëtares. Kjo pasi ky trajner ka gjithë eksperiencën e duhur për t’iu besuar një pozitë e tillë, duke i treguar vlerat e tij në grupmoshat e Bazelit.

Gjithçka e ka nisur nga “A-ja”, ndërsa askush nuk i ka falur…asgjë. Gjithçka është arritur me meritat e Peços, që tashmë ka në drejtim 21-vjeçarët e Bazelit. E gjitha ajo që është për t’u vlerësuar në këtë rast, është fakti se nëse një trajneri shqiptar i besohet një post i tillë, atëherë do të thotë se vlen shumë herë më tepër nga teknikët vendas, zviceran në rastin konkret.

Kohë më parë Peço e shihte si ëndërr drejtonte Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa duke e parë situatën aktuale, mund të bëhet realitet.

“Është një ngjitje logjike nga U-14 deri tek U-21. Nuk e mendoja se do të bëja karrierë si trajner pasi kur lash futbollin bëra shkollën e lartë. Fillova një punë të mirë në sistemin e ekonomisë ndërkohë për hobi mora drejtimin e 14 vjecarëve të Bazelit. Por tani jam pjesë e 21 vjecarëve dhe ky është një vlerësim nga ana e klubit, gjithashtu hapi i parë në karrierën time si trajner. Nuk dëshiroj të bëj plane, është pak e vështirë të thuash se cfarë ëndrre kam. Njëra do të ishte të bëhesha trajner i parë i Bazelit ose i një ekipi në Supërligë. Do të merja në konsideratë edhe kombëtaret e moshave të Shqipërisë ose ekipin e parë. Megjithatë këto janë vetëm ëndrra, nuk janë plane për të ardhmen”, ka thënë Peço disa kohë më parë për “Sport News”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top