
Vetëm pak çaste më pare, skuadra e Baselit ku është pjesë edhe luani i Kombëtares tonë, Taulant Xhaka ka arritur të marrë në fitore tepër të vyer kundër skuadrës së Luganos me rezultatin 3-2.
Përsa i përket mesfushorit kuqezi, Xhaka ka qënë pjesë e formacionit titullarë të Baselit ku luajti plot 90 minuta. Ajo çka tashmë po duket se po kthehet në të zakonshme, është se roli i Taulantit në fushën e lojës ishte sërish qëndërmbrojtës. Një pozicionim ky artificial pasi është e dyta sfidë rradhazi e Bazelit, që trajneri i këtyre të fundit e vendos lojtarin këtë pozicion.
Ndonëse skuadra e Baselit arriti të pësonte dy gola në këtë sfidë, asnjërin nga realizimet nuk ishte faji i lojtarit shqiptar, teksa njëri gol u pësua me 11 metërsh, ndërsa tjetri nëpërmjet një autogoli. Trajneri zviceran që është në krye të Baselit, ndoshta ka nevojë të menjëhershme për qëndërmbrojtësa, duke parë që dhe pësimi i golit në këtë sezon ka qenë me ritme shumë të larta. /Shqiperia.ch/