
“Kur dëgjova se në Lucernë ndodhen rreth 12.000 shqiptarë nuk besova dhe qesha. Kur u afrova afër stadiumit, mbeta pa fjalë. Besojeni që 12.000 tifozë nuk udhëtojnë në një shtet tjetër për të parë Gjermaninë, Anglinë apo Brazilin.
Ishte një atmosferë e jashtëzakonshme, ata janë njerëz të qejfit. Pastaj në stadium, them përfundimisht se shqiptarët janë ndër tifozët më të zjarrtë që kam pare”, do të shprehej Hitzfeld, përpara shumë kohësh, atëherë kur Shqipëria do të udhëtonte për të luajtur në transfertë ndaj Zvicrës.
Një vlerësim i madh, që vjen nga një trajneri i madh si Hitzfeld, i cili u kthye edhe një ikonë te Bajerni i Mynihut. Me të në stol, bavarezët arrintën të përpijnë gjithçka. Tashmë gjermanët janë në një nga momentet e tyre më të vështira, ndërsa trajneri Kovaç e sheh veten pranë shkarkimit, megjithëse ka ardhur vetëm në fillimin e sezonit.
Në këtë situatë të vështirë, tekniku kroat ka kërkuar një dorë ndihme nga Hitfzeld, duke biseduar me nga afër me zviceranin, për të marrë disa këshilla sesi mund ta përtyp dhe anashkaloj gjithë këtë situatë të vështirë dhe presion që ka te Bajerni. /Shqipëria.ch/