You are here
Home > Futboll Bota > Trajneri i Arisit vlerson Mavrajn, është qendërmbrojtësi më i mirë në ekip

Trajneri i Arisit vlerson Mavrajn, është qendërmbrojtësi më i mirë në ekip

Ndonëse debutimi ditën e djeshme me skuadrën e Arisit, nuk ishte ashut siç priste, mesfusori i Kombëtares sonë, Mërgim Mavraj, duket se ka lënë një përshtypje të mirë tek trajneri i Arisit. Ditën e djeshme ekipi i Mavrajt, Arisi, ka barazuar në derbin kundër Paokut me rezultatin 1-1.

Në golin e ralizuar nga skuadra e Paokut, Mavraj shkaktoi një penallti duke e prekur topin me dorë. Kjo gjë la një shije të hidhur tek të gjithë. Ajo çka ra në sy më pas ishte se legjionari, arriti të bënte një lojë shumë të pëlqyeshme sidomos nga tjraneri i tij.

“Mavraj po përmirsohet në aspektin fizik, pasi u bë një kohë që ai nuk ka kryer stërvitje dhe për shakak dëtimi. Më pëlqu në ndeshjen me Paok-u, dhe unë besoj që ai do ta rrisë shumë lojen e tij në qëndër të mbrojtes. Kemi marrë një mbrojtës me shumë eksperiencë dhe që do të na ndihmojë në pjesën difensive”, ishin fjalët e numrit një të pankinës së Arisit të Selanikut.

Mërgim Mavraj, qendërmbrojtësi i Kombëtares arriti ditën e djeshme të bënte debutimin e tij në kampionatin grek, ku ndonëse jo në formën e tij më të mirë, Mavrajn e kanë konsideruar si udhëheqësin e mbrojtjes së ekipit të Arisit. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top