You are here
Home > Kombëtarja > Trajneri i Arisit “ia vesh” fajin shqiptarëve: Ndihem i vdekur, më parë nuk pësonim kaq shumë

Trajneri i Arisit “ia vesh” fajin shqiptarëve: Ndihem i vdekur, më parë nuk pësonim kaq shumë

Mavraj dhe Basha e kanë nisur nga minuta e parë dhe në qendër të mbrojtjes me Arisin, në atë takim që u zhvillua në ditën e sotme në transfertë ndaj AEK.

Megjithatë ai 90 minutësh i zhvilluar rezultoi si një endërr e keqe, pasi skuadra e Arisit pësoi 4 gola, duke gabuar gjithçka në lojën e saj. Eksperimenti i dështuar dukej në pamje të parë për trajnerin Errera, që ka marrë përsipër përgjegjësitë në fundin e takimit.

Me fjalët e thëna nga ana e tij pas ndeshjes, përgjegjësia u bie dy shqiptarëve që u aktivizuan në mbrojtje, ndërsa Errera nuk ngurron të shprehet se më parë skuadra nuk pësonte kaq shumë gola dhe se do të marrë vendime më të mira në të ardhmen.

“Ne kemi luajtur me Delisin dhe Mavrajn në qendër të mbrojtjes dhe nuk kemi pasur rezultate të mira. Unë vendosa të luaja me Bashën sepse mendoja se ai është mirë në marrjen e topit, por edhe sepse nuk e kishim Veleth. Në fund rezultoi e gabuar si zgjedhje dhe unë marrë përsipër përgjegjësinë.

Tani ndihem si i vdekur, por jam i detyruar që të jem më i fortë se të gjithë dhe të ringrihemi. Ne kemi bërë aq shumë gabime në pjesën e dytë. Më duhet të marrë përgjegjësitë dhe të premtojë për sukses në takimin e radhës.

Kur luanim me Delisin dhe Veleth nuk pësonim kaq shumë gola. Por këto kohë ata kanë pasur problem. Tashmë për Delisi mund të themi se ka shenja të mira përmirësimi. Detyra ime është që të bëj mirë në të ardhmen me vendimet që do të marr”, është shprehur Errera. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top