
Ende nuk po kuptohet qartësisht, por vuajtjet për futbollistin shqiptar te Anderlehti nuk kanë të përfunduar. Kristal Abazaj është duke luftuar me kohën dhe me vetveten deri diku, për të testuar nervat e tij, vetëm për të qenë pjesë e gjigandëve belg.
Megjithatë, deri në këto moment nuk ka asnjë ndryshim te politika e Anderlehtit. Forma jo e mirë që Abazaj po tregon në stërvitje ka bërë që trajneri i belgëve të mos e marrë në konsideratë lojtarin shqiptarë. Por nga ana tjetër, Hein Vanhaezebrouck e ka në natyrë që t’u japë nga një dorë të rinjëve.
Kështu, ai ka ngelur i impresionuar nga tre të rinjë në një test miqësor të zhvilluar së fundmi ndaj Willem II. Bëhet fjalë për Oliver Dhauholou, Mardoche Nzita dhe Hotman El-Kababri që gjenden përgjithësisht në moshën 18-vjeçare dhe kanë një të ardhme të madhe përpara. Gjithmonë ka një pyetje lidhur me këtë çështje: “Po me Kristal Abazajn çfarë po ndodh”?
Gjithsesi, do të ishte mirë për vetë lojtarin dhe klubin që shqiptari të huazoj në janar, për të pasur më shumë hapësira dhe për të fituar sërish kombëtaren shqiptare. /Shqiperia.ch/