
Fink është trajneri i Grashopersit, skuadrës ku është pjesë edhe legjionari i Kombëtares tonë, Arlind Ajeti. Ekipi i tij nuk po kalon një moment të mirë në kampionatin zviceran, teksa e shohin veten në fundin e tabelës së renditjes dhe rrezikojnë shumë që në fund të sezonit futbollistik, të bien nga kategoria.
Në 3 ndeshjet e fundit të Grashopersit në kampionat, kanë marrë 3 humbje, ku vështirësohet edhe më shumë mbijetesa në elitën zvicerane. Ditën e sotme, është pikërisht trajneri i tyre, Fink, që ka dalë disi nga vetja duke shpërthyer në një deklaratë të guximshme. Pak ditë më parë festimi i Diego Simeones, gjatë sfidës Atletiko Madrid-Juventus, bëri xhiron e rrjeteve sociale.
Madje Simeone u kritikua edhe nga opinionistë të ndryshëm për zgjedhjen e bërë, duke rrezikuar shumë edhe për një dënim të mundshëm. Por trajnerit të Grashoperit i ka pëlqyer ky festim, ku shtoi se në rast se skuadra e tij do të arrijë të fitojë një ndeshje, do të festojë gjithmonë si Simeone.
“Unë kam luajtur me Oliver Kahnin dhe ai gjithmon na thoshte: “Duhen bo**, duhen bo**, për të luajtur futboll”. Nga tani e tutje, unë do të festoj si Simeone pas fitoreve tona”, përfundoi trajneri i Grashoperit./Shqiperia.ch/