You are here
Home > Futboll Bota > Trajneri holandez impresionohet nga Loshi: Jeton për golat dhe asist, si lojtarët më të mëdhenj

Trajneri holandez impresionohet nga Loshi: Jeton për golat dhe asist, si lojtarët më të mëdhenj

Skënder Loshi është duke kaluar një formë fantastike me të rinjtë e Nac Bredës. Në këtë sezon ai ka arritur të shënojë 21 gola dhe dhuroj 8 asist, duke dalë nga parashikimet.

Madje vetëm në vitin futbollistik 2019, sulmuesi shqiptar ka arritur të gjejë 11 herë rrjetën. Në Holandë ende nuk po kuptohet se përse Loshi nuk po grumbullohet me ekipin e parë, pasi është kthyer në një makineri golash. Në lidhje me këtë futbollist, ka folur edhe trajneri holandez që sulmuesi ka pasur te U-19, Johan Gabriels.

“Loshi është një lojtar që e ha edhe barin për ekipin dhe shokët e skuadrës. Unë e kam marrë njëherë në turne në Gjermani dhe ai menjëherë është bërë golashënuesi më i mirë. Gjithmonë shënon gola fantastik dhe është i paparishikueshëm.

Nuk është e lehtë të punosh me të, pasi fokusohet shumë në veten e tij. Nëse Loshin shkon drejt portës, asnjëherë nuk do ta pasojë topin. Gjithçka rrotullohet rreth numrave për të, golat dhe asist, jeton me to. Por kështu janë edhe lojtarët më të mëdhenj.

Loshi sigurisht që nuk është ende një sulmues për “Premier League”, por është një djalë që jeton me futbollin dhe ka passion në punën që bën”, u shpreh tekniku holandez. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top