
Një skandal i vërtetë është zbuluar në Zvicër, atje ku 5 trajnerë të grupmoshave të Grashopërsit, klub ky që është pjesë e qytetit të Zurich, janë shkarkuar menjëherë nga detyra. Përflitet se shifrat që ata merrnin nga familjarët e lojtarëve, arrinin deri në 30.000 franga në vit.
Marramëndëse këto shifra, ndërsa flitet për trajnerë që drejtonin në grupmoshat U-13. Madje njërit prej tyre, Lindnerit më saktësisht, trajneri i ekipit të parë të Grashopërsit i ka dërguar menjëherë mesazh në “Whatsapp”: “Ti e ke humbur fare konceptin e pjesës njerëzore dhe trajnerit”, ka thënë Fink.
Tashmë është portierit shqiptar i Manchester Cityt, Arijanet Muriq, që tallet me këtë fakt. “Oh, tani po e kuptoj se përse unë nuk kam luajtur kurrë atje”, ka thënë gardiani i Kosovës. Ndërkohë është prestigjozja zvicerane “Blick”, e cila shkruan se prindërit e Muriq mesa duket kanë qënë nga ata që nuk kanë dashur të japin lekë për të rritur djalin e tyre para kohe. Kjo pasi edhe ky lojtar, më parë ka qënë pjesë tek të rinjtë e qytetit të Zurich në Zvicër. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/