
Bazeli ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 ndaj Xamaxit në ndeshje e djeshme, atje ku nuk pati shumë për t’u diskutuar sa i përket rivalitetit. Kjo edhe për shkak se vendasit po luanin me një lojtar më pak.
Pikërisht këtu nisin edhe diskutimet, pasi lojtari i dalë me karton të kuq, ishte mesfushori Serey Die. Ky i fundit është huazimi i Bazelit, në skuadrën e Xamax. Në momentin që rezultati ishte 0-1, Serey Die acarohet dhe hedh përtokë mbrojtësin Widmer, duke dalë nga loja në mënyrë krejtësisht të panevojshme me kartonin e kuq.
Në përfundimin e ndeshjes, në Zvicër është përfolur edhe “tradhëtia perfekte”, se mesfushori i Xamax, e bëri këtë veprim të pallogjikshëm deri diku, vetëm për të ndihmuar Bazelin. /Shqiperia.ch/
Serey Die perd son calme et se fait expulser face à son ancien club! Neuchâtel s’incline finalement 2 à 0 contre le FC Bâle. #XAMAX #XAMBAS #TeleclubSportsRomandie pic.twitter.com/GgILPHqaBw
— Teleclub Sports Romandie (@TeleclubSports) February 23, 2019