You are here
Home > Kombëtarja > Tradhëtia e Andrea Tatos, mori ndëshkimin e merituar: Jam nga Himara, këtu flasin greqisht të gjithë

Tradhëtia e Andrea Tatos, mori ndëshkimin e merituar: Jam nga Himara, këtu flasin greqisht të gjithë

“Rrënjët e mia janë greke. Unë jam nga Himara dhe këtu flasin të gjithë greqisht”, shprehej përpara disa kohe Andrea Tatos. Emri në fanellë i këtij futbollisti ka ndryshuar deri në atë mënyrë, aqsa nuk e kupton  dot sesi mund të ketë qenë origjinali i tij, fundja, pak kujt i intereson kjo.

Andrea kishte mësuar se për të shkuar në majën më të lartë të karrierës, duhet të shkelësh disa njerëz, madje edhe vendlindjen tënde, një sakrificë që duhej bërë për të arritur në nivelet më të larta në Europë. Por nëse “pështyn në bukën që ha” e nëse sajon gjëra nga më të ndryshmet për të arritur atje ku dëshiron, atëherë ego “e sëmurë” merr dënimin e merituar.

Kaq shumë histori “tradhëtarësh” të nxjerra nga ”Shqipëria.ch” së fundmi, për të kuptuar diçka themelore. Një futbollist i madh, duhet të jetë një njeri i vogël pikësëpari. Nëse në momentin që dikush shkon në një ekip si Olimpiakosi, Fenerbaçe etj, mendon se ka arritur majën e karrierës së tij dhe poshtëron Kombin që i përket, atëherë ka shënuar edhe fundin e tij të parakohshëm.

Historia e Andreas Tatos ishte e tillë, e njeriut që Olimpiakosin pa si skuadrën më të madhe, ndërsa tashmë nuk merret në konsideratë as nga ekipi i Elazigsporit në Turqi (nëse nuk e kemi të shkruajtur saktë emrin e ekipit, atëherë iu detyrohemi ndjesë).

Ky është një mesazh i qartë se majat në karrierë arrihen vetëm me shumë punë dhe më kokën që mbahet gjithmonë ulur, por edhe me shumë sakrificë, megjithëse jo të këtyre tipeve që iu kemi treguar në ditët e fundit, sepse ato janë mohime.

Më ironikja? Andrea Tatos, shpiku, sajoji, mashtroi  për një realitet tjetër të Himarës dhe në fund nuk arriti të luante asnjë ndeshje të vetme për Greqinë, asnjë të vetme. Po tani, ia vlejti Andrea? Gjithsesi, gjithçka ndryshon, tashme jemi ne ata që të mohojmë ty. Nga Himara, që flet shqip po aq sa Berati, Gjirokastra, Tirana, Fieri, Prishtina, Tetova e shumë vënde të tjera. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top