
Trabzonspori ka një mungesë të madhe në kampionat gjatë kësaj periudhe, pasi luan pa sulmuesin kryesor Ekuban. Megjithatë, në përballjen ndaj Sivasporit, ka ardhur goli i parë i takimit nga Donis Avdijaj. Lojtari që bën pjesë te Kosova ka arritur të shënojë në minutën e 3 të takimit.
Pasi gjendej i lirë për gjuajtje në afërsi të zonës, Avdijaj nuk ka gabuar për të dërguar topin në rrjetë. Shumë lëkundje ka pasur edhe në karrierën e këtij lojtari, që deri tani shquhej për problemet jashtë fushës së blertë, por në Turqi kërkon të nis një histori të re. Avdijaj i janë dashur vetëm tre minutat e para të ndeshjes për të shënuar megjithëse pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1 me 1./Shqiperia.ch/