
Marcelo Bielsa është një nga emrat më të njohur të trajnimit në botën e futbollit. Aktualisht ai është në drejtimin e skuadrës angleze të Leeds, teksa këta të fundit janë akuzuar që spiunojnë ekipet kundërshtare të tyre, për taktikat që këto skuadra përdorin.
Menjëherë pas këtij skandali, Bielsa ka dhënë një deklaratë zyrtare që shprehet se asgjë nuk është e ndaluar ligjërisht në botën e futbollit. Ai u shpreh se është një budalla që mundohet të zbulojë skemat e klubeve kundërshtare, duke marrë gjithë përgjegjësinë mbi vete,
“Nuk ka lidhje klubi i Leeds me spiunimin, por unë. Dua të di taktikat e kundërshtarëve dhe formacionin që do të përdor. Nuk është e ndalur ligjërisht. Përse e bëj? Sepse jam budalla”, u shpreh Marcelo Bielsa.
Numri një i pankinës së anglezëve njihet me nofkën “i çmenduri”, ndërsa bujën te Lidsi e bëri që me mbërritjen në këtë aventurë të re. Ai i dërgoi lojtarët e tij të pastrojnë qendrën e stërvitjes, të punojnë tre orë punë vullnetare madje dhe të mbledhin mbeturinat, vetëm e vetëm që futbollistët e tij të kuptojmë ndjenjën e një tifozi, se çfarë heq ai për të qënë në fundjavë në stadium që t’i përkrahin. Në fund u drejtohet lojtarëve duke u thënë: “E kuptuat sesa duhet të mundohet një tifoz për të blerë një biletë që t’u shohi juve”?
Peripecitë e trajnerit argjentinas që u ka shkaktuar të tjerëve nuk kanë fund, pasi edhe në vitin 2016 ai arriti akordin me skuadrën e Lacios dhe veçanërisht me shqiptarin që drejton ekipin e kaltër, Igli Tare. Të gjithë tifozët e skuadrës laciale prisnin ndryshimin e shumë pritur të ekipit, ndërsa Bielsa vetëm pas pak javësh në krye, dha dorëheqen duke mos e zhvilluar asnjë ndeshje me italianët. Arsyeja për këtë gjë ishte sepse gjatë merkatos së verës asokohe, drejtuesit nuk i afruan lojtarët që ai dëshironte dhe që iu premtuan brenda afatit kohor që kërkohej.
Marcelo me të vërtetë është një trajner “i çmendur”, por në syrin e disa sportëdashësve ai cilësohet si më perfekti, për arsyen se parimet e tij për futbollin janë të drejta dhe askush nuk mund t’i shkel ato ide që ka. Për disa të tjerë është thjesht “i rrjedhur”, por kjo është një nga historitë e bukura dhe të shthurura që kanë ndodhur në botën e bukur të futbollit. /Shqiperia.ch/