You are here
Home > Futboll Bota > Torino analizon ekipin e Kukësit, gjen edhe një portier “spiun” që e dërgoi në Superiore

Torino analizon ekipin e Kukësit, gjen edhe një portier “spiun” që e dërgoi në Superiore

Kukësi ka peshkuar kundërshtarin më të vështirë të mundshëm në turin e dytë të “Europa League”, pasi do të ndeshet me Romën nëse arrin të kaloj Debrecenin. Por këtu ka vend edhe për një përjashtim, pasi nëse zyrtarizohet dalja e Milanit nga ky kompeticion, atëherë Roma kalon menjëherë në grupet e “Europa League” dhe është Torino si kundërshtar i mundshëm i Kukësit.

Në mediat pranë klubit të Torinos ndërkohë kanë nisur të analizojnë Kukësin. Kjo pasi për Debrecenin dinë mjaftueshëm informacione, në krahasim me ekipin e Superiores

Madje në informacionet e kërkuara për Kukësin nga mediat pranë Torinos, gjendet edhe portieri Maurice Gomis. Ky i fundit ka dalë nga të rinjtë e Torinos, megjithëse nuk e ka bërë asnjëherë debutimin në ekipin e parë. Një transferim erdhi edhe te Kukësi, atje ku nuk gjeti hapësirat e duhura, përpara se të mbërrinte te Spal-i. Prandaj nëse kjo përballje do të ndodhte, atëherë një ndihmë e madhe Torinos sa i përket njohjes së Kukësit, do t’i vinte nga Gomis. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top