
Napoli ka fituar me rezultatin 3-1 në transfertë kundër Zurichit, në takimin e vlefshëm për “Europa League”. Një hap i rëndësishëm është hedhur për kualifikimin për më tej, ndërsa duket vetëm formale edhe përballja e dytë mes këtyre dy skuadrave, për të nxjerr si të kualifikuar italianët.
Faktikisht fusha e tregoi më së miri diferencën që gjendej mes tyre, ndërsa Ançeloti është parë i lumtur pas përfundimit të takimit. Në një intervistë për “Sky Sport”, trajneri i Napolit ka folur edhe për topin që përdoret në këtë kompeticion, duke e quajtur si katastrof%.
Asnjë minutë për Elseid Hysajn përballë Zurich, ndërsa për herë të parë, Ançeloti ka folur hapur edhe mbi këtë çështje, duke vënë theksin në faktin se shkodrani e bën lojën sulmuese të jetë më e ngadaltë në krahasim me francezin Malkuit.
“Debutimi në “Europa League”? Epo mirë, Europa është gjithmonë një gjë e veçantë(qesh). Rezultati ishte i mirë. Topi i “Europa League” është katastrofë nga ana tjetër, nuk kemi pse të fshihemi. E di që e ka thënë edhe Sari. Me të shkon keq mënyra e trajektores që merr.
Kur ne luajmë me Hysajn, e mbajmë topin shumë më prapa. Me Malkuit përpiqemi të shfrytëzojmë superfuqinë e tij fizike, ndërsa kur është Hysaj, shtyjmë përpara vetëm nga krahu i majtë”, u shpreh Ançeloti. /Shqiperia.ch/