
Shqipëria U-21 zhvilloi një ndeshje dinjitoze ndaj Spanjë U-21, duke mbajtur ekulibirat e lojës për 84 minuta, por duke u dorëzuar në fund. Mir do të gjente golin e avantazhit, nga një top i devijuar dhe që shkoi ngjitur me shtyllën.
Trajneri i Shpresave, Alban Bushi, ka një peng të vetëm në këtë takim, pikërisht në rastin e golit të pësuar. Nëse ai top do të ndalej në shtyllë, atëherë kuqezinjtë do të dilnin me një pikë nga “Selman Stërmasi”.
“ Atëherë nuk mund të flas e të shprehem për çështjen e fatit. Dihej që në fillim se kundërshtari do të mbante lojën. Nëse topi do të shkonte në shtyllë, atëherë do të ishim barazim. Kemi luajtur më mirë sesa në ndeshjen e parë ndaj Spanjës. Por lodhja ndikoi shumë. Ademin e kisha projektuar në formacion, por nuk na erdhi leja nga FIFA”, u shpreh Busha. /Shqiperia.ch/