
Një tjetër Vrioni ka tërhequr vëmendje në Itali dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për Xhakomon, sulmuesin që po luan me Shqipërinë. Vëllai i tij, Alessio, i është bashkuar ekipit të Sampdorias.
Ky është njoftimi më i fundit që vjen nga mediat italiane, ndërsa futbollisti në fjalë fillimisht do të bashkohet me të rinjtë e ekipit të njohur italian. Gjatë mbrëmjes së sotme ai do të paraqitet në “Casa Samp”, për t’iu bashkuar shokëve të skuadrës.
Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se edhe Xhakomo Vrioni është një futbollist i Sampdorias me letra, pavarësisht se e kanë dërguar në huazim te Venecia në Serinë B. Ndoshta të dy vëllezërit, kanë mundësi të luajnë me një ekip të njohur që e ka pasur gjithmonë vendin në elitën e futbollit italian. /Shqiperia.ch/