Shqipëria ka arritur të fitojë ndaj Izraelit me rezultatin 1-0, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Disa minuta ka pasur në këtë takim të rëndësishëm edhe për Mërgim Mavrajn, që sheh fushën e blertë pas shumë kohësh mungesë.
Pas një aventure të dështuar te Hamburgu, mbrojtësi shqiptar është shumë pranë nënshkrimit me Arisin. Këtë herë mbrojtësi shqiptar ka dalë sërish në natyrën e tij, teksa nëpërmjet një postimi në Instagram, bën të ditur se është gati për një “tjetër nënshkrim”.
“A do të bjerë Tirana nga kategoria”, ishte pyetja e parë që Mavraj shtroi në rrjetin social, derisa mori përgjigjen e përgjegjësit për menaxhimin e medias te Tirana, Mario Nikolli, që kurrsesi nuk mund ta uronte një gjë të tillë.
“Mos ki frikë, jam unë këtu dhe kam kohë t’ju ndihmoj”, ishte batuta e Mavrajt, që kohët e fundit është kthyer edhe në një personazh jashtë fushës së blertë. /Shqipëria.ch/