You are here
Home > Kombëtarja > “Tirana nuk bie nga Superiorja, jam unë këtu”, Mavraj gjithmonë e gjen kohën për batuta

“Tirana nuk bie nga Superiorja, jam unë këtu”, Mavraj gjithmonë e gjen kohën për batuta

Shqipëria ka arritur të fitojë ndaj Izraelit me rezultatin 1-0, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Disa minuta ka pasur në këtë takim të rëndësishëm edhe për Mërgim Mavrajn, që sheh fushën e blertë pas shumë kohësh mungesë.

Pas një aventure të dështuar te Hamburgu, mbrojtësi shqiptar është shumë pranë nënshkrimit me Arisin. Këtë herë mbrojtësi shqiptar ka dalë sërish në natyrën e tij, teksa nëpërmjet një postimi në Instagram, bën të ditur se është gati për një “tjetër nënshkrim”.

“A do të bjerë Tirana nga kategoria”, ishte pyetja e parë që Mavraj shtroi në rrjetin social, derisa mori përgjigjen e përgjegjësit për menaxhimin e medias te Tirana, Mario Nikolli, që kurrsesi nuk mund ta uronte një gjë të tillë.

“Mos ki frikë, jam unë këtu dhe kam kohë t’ju ndihmoj”, ishte batuta e Mavrajt, që kohët e fundit është kthyer edhe në një personazh jashtë fushës së blertë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top