You are here
Home > Futboll Bota > Tirana e fali për 400 mijë euro, kalon te Barcelona futbollisti që luante në Shqipëri

Tirana e fali për 400 mijë euro, kalon te Barcelona futbollisti që luante në Shqipëri

“Shqiperia.ch” është gjithmonë media e parë sportive për të folur për futbollistët shqiptarë në Europë, ndërsa si rrallëherë, do të flasim për një rast të veçantë të një lojtari të huaj, që doli nga Shqipëria. Pikërisht bëhet fjalë për ish-mesfushorin që pak kohë më parë ishte pjesë e Tiranës, Merveille, teksa së fundmi është bërë pjesë e skuadrës së Barcelonës.

24 herë kampionët e Shqipërisë, e larguan mesfushorin e tyre për shifrën e 400 mijë eurove tek skuadra e Getafës. Me këta të fundit ai bëri disa paraqitje të mira dhe është arritur marrëveshja që Merveille të huazohet tek gjigandët katalanas. Fillimisht ai do të jetë pjesë e skuadrës B dhe pse jo të pretendojë të luajë edhe ndonjë sfidë zyrtare me yjet botëror të Barcelonës.

Raste të tilla ku futbollistë shqiptarë që dalin nga Superiorja arrijnë elitën europiane, vetëm sa vijnë e shtohen. Mjafton të përmendim edhe rastin e Ekubanit që ishte pjesë e Partizanit, ku nga kampionati ynë, ai u bë i njohur dhe më pas iu bashkua skuadrës angleze të Lidsit. Mund të themi se të luash në vendin tonë, nuk do të thotë domosdoshmërisht se e ardhmja e futbollistit është e errët, por mjafton të punosh, për ta përdorur kampionatin shqiptar si një trampolinë për të arritur edhe në majat e futbollit europian. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top