Tipike shqiptare ishte ajo që ndodhi në konferencën për shtyp gjatë ditës së djeshme, atje ku trajneri Shaland foli në prag të dy takimeve të ardhshme të Kosovës. Fillimisht në miqësoren ndaj Danimarkës, për të kaluar më pas me ndeshjen e kualifikueseve me Bullgarinë.
Një incident i pazakontë, i ndërpreu fjalën për pak kohë teknikut zviceran. Një e qeshur e madhe bëri jehonë në sallë dhe e shpërqendroi disi edhe trajnerin zviceran: “Nuk mendoj se thashë ndonjë gjë për të qeshur”, u shpreh Shaland, që gjithsesi e kaloi me humor këtë moment. /Shqiperia.ch/