
Nuk është fshirë ende nga kujtesa futbollisti i Shqipërisë, Valdet Rama, që vetëm para pak vitesh ngrohte zemra e tifozëve me golat e tij. Akoma edhe më shumë me lojën që e karakterizonte, pasi ky lojtar mund të nxirrte golin nga hiçi dhe i vetëm.
Pasi përfundoi disa muaj pa ekip, Rama ka gjetur marrëveshjen me Kukësin dhe tashmë golin e parë në Superiore. Golat e tij janë identikë, me një top që e merr nga mesfusha dhe e dërgon në rrjetë me sprintin e madh.
Në këtë mënyrë ka shënuar me Shqipërinë, në këtë mënyrë ka shënuar me Valladolid në “La Liga”, ndërsa tashmë e bën me fanellën e Kukësit. /Shqiperia.ch/
(Video e siguruar nga Newsport)