
Ai gol i pësuar nga ana e Strakoshës në minutën e 99 ndaj Sampdorias, në barazimin me rezultatin 2-2, do të kujtohet shumë gjatë në mos përjetësisht.
Të paktën për një tifoz do të mbetet i tillë, pasi ka bërë tatuazh në trup akrobacinë e futbollistit italian, që mposht Strakoshën. Do të ishte vetë Saponara që nëpërmjet rrjeteve sociale, do të tregonte foton e tatuazhit duke thënë: “Dikush të ma gjejë këtë hero”.
Megjithatë tifozi në fjalë nuk ka guxuar që të bëj shenjë në trup edhe festimin e Saponarës, që i kaloi të gjitha kufijtë, duke hequr të gjitha rrobat teksa festonte me tifozët. /Shqiperia.ch/