
Në ditën e djeshme, në sfidën që u luajt në Glasgou, Shqipëria u mposht me rezultatin 2 me 0 kundër vendasve skocezë.
Pas një loje tepër zhgenjyese dhe të mbyllur prapa, pa marrë inisiativën për të rrezikuar kundërshtarin, i pakënaquri i parë do të ishte lojtari i 12-të. Një lojë e vakët nga kuqezinjtë, të cilën nuk e kanë kapërdirë lehtë tifozër e Kombëtares.
Menjëherë ata kanë vërshuar në rrjetet sociale tepër të revoltuar kudër lojtarëve dhe kryesisht numrit një te pankines Kristian Panucci.
Në faqen zyrtare të FSHF-së duken qartë disa prej komenteve të tifozëve kundër lojës së Kombëtares, të cilët kanë vetëm një kërkesë, largimin e Panuçit.