
Një situatë vërtet shumë kaotike ka kaluar Hajduku i Splitit pas eliminimit nga modestët e Maltës, Gzira. Këta të fundit fituan me rezultatin 1-3 duke kaluar në turin e dytë të “Europa League”. Tifozët nuk mund ta pranonin një turpërim të tillë, duke dalë nga tribuna dhe duke kërkuar konfrontim me vetë futbollistët e tyre.
Skenë kjo e cila na risjell në kujtesë mbrëmjen e Beogradit, pasi futbollistët e Hajdukut po vraponin për t’u futur në dhomat e zhveshjes. Situata e trazuar vazhdoi gjatë, pasi tifogrupi “Torcida” nuk zgjodhi ta largohej nga stadiumi duke kërkuar takim me futbollistët dhe shpjegime mbi atë eliminim të turpshëm. /Shqiperia.ch/