
Një festim për të shkatërruar karrierën, kështu ka ndodhur me futbollistin serb, Dusko Tosiç. Teksa Serbia do të fitonte në “Elbasan Arena”, futbollisti në fjalë do të ishte i vetmi që do të festonte me tre gishta në vendin tonë.
Ky gjest nuk është përtypur as nga tifozët e klubit të tij asokohe, Beshiktashit, që nisën edhe t’ia vështirësonin ditët në Turqi. Tifozët e këtij ekipi e ftuan Tosiç më afër tyre, e teksa ky i fundit u afrua, i shpalosin flamurin shqiptar.
Me një nënqeshje ironike, futbollisti serb do të shprehej: ““Unë atë veprim në “Elbasan Arena” do ta bëja gjithsesi, sërish. Mirëpo, pas asaj ndeshje më është shkatërruar karriera. Te Beshiktashi çdo gjë po shkonte mirë, unë isha lojtar titullarë, më pas nuk isha as në stol. Po më vërshëllenin edhe kur bëja stërvitje, ndërsa gjithmonë do të më provokonin me flamunj shqiptarë. Dua që të kaloj te ndonjë ekip në Serbi, por kam kontratë me Beshiktashin”. Ëndërra e tij do të realizohej deri diku, pasi Tadiç do të kalonte në Kinë për 17 milionë euro.
Së fundit janë mediat turke ato që shprehen, se çuditërisht skuadra turke kërkon rikthimin e këtij futbollisti në janar. Ende nuk kuptohet qartësisht qëllimi i drejtuesve të skuadrës, me tifozët që do i kundërvihen në ditët në vazhdim. /Shqiperia.ch/