Një ndër lojtarët e pakët shqiptarë që luajnë në Angli është edhe dardanasi Atdhe Nuhiu. Sulmuesi që është pjesë e skuadrës së Sheffield Wensday, e cila është pjesë e Championship, ditën e djeshme ka arritur të triumfojë në shtëpi me rezultatin e thellë 4-2 përballë Blackburnit.
Në këtë fitore, protagonist ishte edhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Atdhe Nuhiu, teksa ky i fundit arriti të shënonte edhe golin e dytë për skuadrën e tij në këtë ndeshje. Mund të themi se paraqitja e tij në këtë sfidë ishte për t’u vlerësuar, ku i është dashur vetëm pak minuta në fushën e lojës, për të arritur që të linte gjurmë. Ndonëse këtë sezon futbollisti nuk po mundet të gjejë formën e tij më të mirë, ku në 28 sfida të luajtura ka mundur të shënojë vetëm tre herë.
E menjëhershme ka qënë ironia e tifozëve anglezë, që nuk i kanë besuar syve pas shënimit të shqiptarit, pasi gjithmonë kanë kërkuar largimin e tij. /Shqiperia.ch/