
Ekipi i Arsenalit ka barazuar në ditën e sotme ndaj Kristal Palase në shifrat 2-2. Granit Xhaka do të tregonte dy fytyra gjatë takimit, atë të ëngjëllit e më pas të djallit.
Fillimisht futbollisti shqiptar do të realizonte një kryevepër nga goditja e dënimit, që do të shtangte portierin e Kristal Palase. E atëherë kur dukej se gjithçka po fliste për topçinjtë, do të ishte një ndërhyrje e Xhakës ndaj Zaha, që bëri të shkaktohej një penallti në favor të vendasve për të rikthyer edhe njëherë ekulibrat.
Shumë prej tifozëve të Arsenalit e shihnin si padrejtësi ndaj klubit të tyre atë penallti të dhënë nga ana e gjyqtarit, por vetë Graniti në intervistën pas ndeshjes ka marrë përsipër fajin: “Po ishte penallti, sepse e kam prekur kundërshtarin tim dhe ndërhyra në mënyrë të gabuar”. Një model ky i ofruar nga mesfushori shqiptar, që nuk e kërkon fajin tek të tjerët, por tek vetja. /Shqiperia.ch/
Tf how is this a penalty!?????? pic.twitter.com/jjexmiBiXM
— Supree (@LadyGooner8) October 28, 2018