You are here
Home > Legjionarët > Tifozët e Napolit dëshpërohen, agjenti i Hysajt paralajmëron transferimin në “Premier Ligë”

Tifozët e Napolit dëshpërohen, agjenti i Hysajt paralajmëron transferimin në “Premier Ligë”

Napoli i këtij sezoni ka arritur të rivalizojë Juventusin deri në javët e fundit të kampionatit italian, por pa mundur të ndryshojë historinë e fituesit.

Në fund, ishin bardhezinjtë ata që e ngritën sërish trofeun e Serisë A. Tashmë tek ekipi napolitan tifozët nuk duhet të dëshpërohen gjatë për këtë arsye, pasi një tjetër çështje e hapur gjatë kohëve të fundit, është ajo e largimit të futbollistëve kryesorë të skuadrës, mes të cilëve përmendet edhe Elseid Hysaj.

Agjenti i mbrojtësit të Kombëtares, Mario Giuffredi në një prononcim për “CalcioNapoli24.it” është shprehur se futbollisti tundohet nga ideja e transferimit në kampionatin anglez. “E pëlqen “Premier Ligën”. Këtu nuk ka ende asgjë konkrete, mua nuk më kanë telefonuar, por nuk e përjashtoj si mundësi që diçka e tillë të ndodh pas disa javësh”, ka thënë agjenti i Hysajt duke paralajmëruar një largim në kampionatin anglez. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top