Napoli i këtij sezoni ka arritur të rivalizojë Juventusin deri në javët e fundit të kampionatit italian, por pa mundur të ndryshojë historinë e fituesit.
Në fund, ishin bardhezinjtë ata që e ngritën sërish trofeun e Serisë A. Tashmë tek ekipi napolitan tifozët nuk duhet të dëshpërohen gjatë për këtë arsye, pasi një tjetër çështje e hapur gjatë kohëve të fundit, është ajo e largimit të futbollistëve kryesorë të skuadrës, mes të cilëve përmendet edhe Elseid Hysaj.
Agjenti i mbrojtësit të Kombëtares, Mario Giuffredi në një prononcim për “CalcioNapoli24.it” është shprehur se futbollisti tundohet nga ideja e transferimit në kampionatin anglez. “E pëlqen “Premier Ligën”. Këtu nuk ka ende asgjë konkrete, mua nuk më kanë telefonuar, por nuk e përjashtoj si mundësi që diçka e tillë të ndodh pas disa javësh”, ka thënë agjenti i Hysajt duke paralajmëruar një largim në kampionatin anglez. /Klaudio Ndreca- vipsport.al/