Kampionati i Besnik Hasit në Arabinë Saudite është “fituar” tashmë. Në një farë mënyre, pasi ajo fitore e sotmja ndaj Al Ahli në transfertë, ishte një çmenduri e vërtetë.
Skuadra e Al Raed që drejtohet nga tekniku shqiptar shënoi dy gola në 6 minutat e para. Më pas do të vinte edhe përgjigja e vendasve, që dukej se e mbyllën historikun e takimit. Al Ahli arriti t’i dërgonte shifrat në 4-2, në një ndeshje që ishte e pazakontë.
Pas një përmbysje ka vend edhe për një tjetër, pasi skuadra e drejtuar nga Besnik Hasi shënoi edhe tre gola të tjerë, për të kthyer gjithçka në 4-5, madje 20 minuta para fundit të ndeshjes. Një takim ky që i dëshmon më së miri edhe vlerat e Hasit si trajner, që shihet si një kandidat i mundshëm për të marrë Shqipërinë. /Shqiperia.ch/