I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” gjatë ditës së djeshme ku u diskutua edhe për Kombëtaren, ishte djali i i të ndjerit, Fadil Vokrri. Bëhet fjalë për Gramoz Vokrrin që është larguar nga Federata e Kosovës të Futbollit, për shkak të përplasjeve me kryetarin aktual, Ademin.
Një pikë e rëndësishme që është prekur në emision, ishte edhe bashkimi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Por nga fjalët e zbardhura nga “Neësport”, përgjigja e Gramoz Vokrrit nuk lë vend për shumë diskutim. “E përse duhet ta bëjmë një gjë të tillë?”.
Më pas është prekur edhe çështja e zgjedhjes së Shaland në krye të Kosovës, ndërsa një arsye e fortë që u pranua, ishte fakti se ka stërvitur shumë lojtarë shqiptarë në Zvicër.
“Pas kualifikuesve të fundit, kishim nevojë për disiplinë. Challandes u zgjodh, sepse ka punuar shumë me grupmoshat e Zvicrës, ku ka shumë shqiptarë. Kjo ishte arsyeja pse e pranuam. Një Kombëtare e Madhe – Pse duhet të kemi?!”, ka thënë Gramoz Vokrri. /Shqiperia.ch/