You are here
Home > Kombëtarja > Tifozët dedikim futbollist shqiptar si Françesko Totit: Pa ty, nuk ka festë!

Tifozët dedikim futbollist shqiptar si Françesko Totit: Pa ty, nuk ka festë!

Flamur Kastrati në Norvegji ka filluar të krahasohet me ish-kapitenin legjendar të Romës, Françesko Totin. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës, që është grumbulluar disa herë në drejtimin e Bunjakut, ka arritur të shënojë një gol në humbjen e ekipit të tij, Kristansund në derbin me skuadrën e Moldes.

Kastrati ka arritur që në kampionatin norvegjez këtë sezon të shënojë plot gjashtë gola, duke u kthyer në një lojtar kyç për ekipin Kristansund.  Gjithashtu ai është kthyer në një idhull për tifozerinë e klubit ku ai bënë pjesë, duke I dedikuar edhe një parrullë me mbishkrimin “ No Kastrati, No Party”. Për të ndërtuar një paralelizëm, në të njëjtën mënyrë edhe tifozëve e Romës mbështesnin idhudhin e tyre, Françesko Totin.

Gjithashtu në lojën e Kastratit, një veçori që e dallon atë lehtësisht nga të tjetërt, është mënyra sesi ai lufton në fushën e lojës. E gjitha kjo parullë dhe dedikim për Kastratin, i ka dhënë një inkurajim të madh futbollistit shqiptar, që shpeshherë e ka ekzagjeruar me dyluftimet e tij në fushën e lojës.

Një tjetër gjë për tu theksuar është se Flamur Kastrati edhe pse po kalon një formë të shkëlqyer në kampionatin nordik, ai në ndeshjet e fundit të përfaqësueses së Kosovës, nuk është grumbulluar nga trajneri Shaland. /Shqipëria.ch/

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top