
Mavraj pritej që të bënte debutimin në ditën e djeshme me ekipin e Arisit, por kjo nuk u bë e mundur, për shkak të vonesës me dokumentacionet dhe kohës së vonë që mbrojtësi i Kombëtares iu bashkua ekipit grek.
Megjithatë asnjë problem më tepër për Mavrajn, që do të jetë i gatshëm për takimin e ardhshëm. Futbollisti shqiptar ka ndjekur gjithçka nga tribuna në takimin ndaj Levadikos dhe sigurisht një mbresë të veçantë i ka lënë gjithë ajo situatë e krijuar në stadium, megjithëse duhej të debutonte në fushën e lojës.
Tifozë “të dehur” dhe në ekstazë ishin duke brohoritur për 90 minuta, për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës. Nëse e shihje si një tifoz takimin, fundja ashtu siç e pa edhe Mërgim Mavraj, të dukej sikur të ishte duke luajtur Dortmundi në Gjermani. Ngjyrat ishin po të njëjtat, ndërsa edhe turma e madhe e njerëzve të pranishëm në stadium, ishte po ajo.
Një moment për t’u evituar në takimin e djeshëm, ishte ai i minutës së 44. Për rreth 7 minuta dritat u venitën në stadium, për shkak të një problemi me ndriçimin. Futbollistët vazhduan të qëndronin në fushë, derisa problem u zgjidh dhe loja vazhdoi normalisht. /Shqipëria.ch/