You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Thuajse zyrtare/ Dështon plani i “Europës”, Kistal Abazaj rikthehet në Shqipëri

Thuajse zyrtare/ Dështon plani i “Europës”, Kistal Abazaj rikthehet në Shqipëri

“Guri i rëndë në vendin e vetë”, është shprehja popullore që i përshtatet më së tepërmi Kristal Abazajt. Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë kaloi aventura jo të mira pas transferimit të bujshëm tek Anderlechti. Me skuadrën belge, Abazaj debutoi për vetëm 22’ minuta dhe ajo ishte ndeshja e vetme zyrtare që 23 vjeçari luajti. Madje për aq pak minuta, ndryshe nga debutimet që jemi mësuar të shohim, sulmuesi shqiptar ndoqi, nga pankina dhe televizori, afro 25 ndeshje të ekipit që me aq ngulm e kërkoi. Për fat të keq Abazaj nuk u përshtat me futbollin që luhej në Belgjikë, një fakt të tillë vet lojtari ia pranoi edhe ish-trajnerit Christian Panucci.

Nga Belgjika huazim në Kroaci. Osijeku dukej varka e shpëtimit për Abazajn. Ai gol në debutim dhe disa minuta të tjera në favor të sulmuesit, u dukën ougur i mbarë për të. Por jo. Osijeku nuk e aktivizoi më duke mos e thirrur as në ekip për më shumë se 20 ndeshje. Madje, Abazaj u kthye nga Kroacia më herët seç pritej të zgjaste huazimi. Arsyeja? Gjendja e dobët e lojtarit. Një gjendje e cila u reflektua edhe në pozicionin që kishte tek Kombëtarja. Dy ndeshjet e fundit, ndaj Andorës dhe Turqisë, Abazaj ndoqi nga stoli, madje në  disa raste mungoi edhe ftesa. Aq sa Panucci nisi të debatoi edhe me gazetarët në konferenca.

Së fundmi Kristal Abazaj u përfol se mund të transferohej te Tirana. Rikthim aty ku nisi një “shkëlqim”  i cili në Europë nuk pati të njejtin fat. Por edhe me skuadrën kryeqytetase transferimi dështoi për shkak të mosdakortësisë për kushtet e kontratës. Sipas asaj që raporton “Sport Ekspres”, Abazaj dëshironte të qendronte në Europë, pavarsisht skuadrës apo shtetit. Për këtë dhëshirë ishte njoftuar edhe menaxheri i lojtarit. Në të tillë paraqitje Abazaj vështirë të pranohej nga ndonjë klub i mirë europian.

Kampionati shqiptar ishte i fundit në planet e sulmuesit por ngandonjëherë “dëshirat” janë vite dritë larg. Referuar të njejtit burim, Abazaj do rikthehet në Superligë. As Luftëtari e as Skëndërbeu që e shiti për 700 mijë euro, por një tjetër skuadër e interesuar. Alternativa e radhës është skuadra e Kukësit. Thuajse transferimi është zyrtar dhe gjatë ditës së sotme, ose në vijim, sulmesi do të nënshkruaj me verilindorët. Kështu, për të mbyllur kapitullin “Europë”, e për të vazhduar atë që la pas, “Superligën”./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top