You are here
Home > Futboll Bota > Thuajse i zyrtarizuar ekipi i ri i Albert Bunjakut, premtimi i trajnerit: Për 3 muaj mbaj konferencë në gjuhën turke

Thuajse i zyrtarizuar ekipi i ri i Albert Bunjakut, premtimi i trajnerit: Për 3 muaj mbaj konferencë në gjuhën turke

Tashmë është vetëm një çështje kohe dhe e mbyllur, Albert Bunjaku do të zyrtarizohet si trajneri më i ri i Rizesporit.

Pas një aventure që nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, në drejtimin e Kosovës, trajneri shqiptar do të kërkojë të bëj diçka më mirë, këtë herë në nivel klubesh.

Në një intervistë për mediat suedeze, Bunjaku është shprehur se tashmë janë duke u diskutuar vetëm detajet, ndërsa ka nisur të mësojë akoma më shumë turqishten, duke premtuar se pas 3 muajsh do e mbajë dhe konferencën për shtyp në gjuhën turke. Në këtë skuadër luajnë edhe dy futbollistë që përfaqësojnë Kosovën, Samir Ujkani dhe Vedat Muriqi. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top