Tashmë është vetëm një çështje kohe dhe e mbyllur, Albert Bunjaku do të zyrtarizohet si trajneri më i ri i Rizesporit.
Pas një aventure që nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme, në drejtimin e Kosovës, trajneri shqiptar do të kërkojë të bëj diçka më mirë, këtë herë në nivel klubesh.
Në një intervistë për mediat suedeze, Bunjaku është shprehur se tashmë janë duke u diskutuar vetëm detajet, ndërsa ka nisur të mësojë akoma më shumë turqishten, duke premtuar se pas 3 muajsh do e mbajë dhe konferencën për shtyp në gjuhën turke. Në këtë skuadër luajnë edhe dy futbollistë që përfaqësojnë Kosovën, Samir Ujkani dhe Vedat Muriqi. /Shqipëria.ch/