
Breshia është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Italisë, pasi ka humbur me rezultatin 2-1 në shtesë ndaj Peruxhias. Në këtë përballje nuk ka luajtur për asnjë minutë mesfushori i Shqipërisë, Emanuele Ndoj.
Lojtari kuqezi vuan ende dëmtimin në kavilje që po e mban jashtë fushës së blertë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Ndoj nuk do të jetë i gatshëm as për javët e parë të Serisë A. Në kushte të tilla është e pamundur që të pretendohet bashkimi i mesfushorit me Kombëtaren për ndeshjet e shtatorit. /Shqiperia.ch/