
Bersant Celina zotëron potencial të madh dhe shihet padyshim si një nga lojtarët më premtues te Swansea. Këtu nuk po flasim vetëm për ndonjë gol të shënuar, që mund të jetë përtej pritshmërive dhe të zakonshmes, por për gjithë nivelin në tërësi.
Padyshim që 6 vitet e kaluara te Manchester City kanë lënë gjurmët te ky lojtar, për t’u shndërruar në një lojtar kyç të skuadrës. Janë mediat pranë klubit të Swanseat ato që bëjnë disa krahasime, ky rezulton se Celina kalon edhe ish-yllin islandez të kësaj skuadre, Gylfi Sigurddson.
I vetmi krahasim kur ky i fundit del diçka më mirë se futbollisti i Kosovës, është aspekti sulmues. Kështu islandezi bën rreth 3.01 goditje për 90 minuta me saktësi prej 44.5%, ndërsa shqiptari rreth 2.53 goditje për 90 minuta me saktësi 26.1%. Gjithçka tjetër flet për Celinën, duke e nisur me driblimet, ndërsa sulmuesi shqiptar bën 2 driblime më shumë për ndeshje dhe me saktësi më të madhe se islandezi, apo për të folur edhe për pasimet. /Shqiperia.ch/