
Kololli dhe festimet e shpërthimet e tij të pazakonta, tashmë në Zvicër dhe gjerësisht në Europë, po bëhet rutinë që futbollisti shqiptar të bëhet protagonist edhe për detajet që kanë të bëjnë pak me lojën në fushë. Pasi u rrëzua në rrethueset e stadiumit teksa do të festonte me tifozët e tij, ishte koha që Kololli të thyente pankinën me grushta, pasi trajneri vendosi ta zëvendësonte në pjesën e dytë.
Gjithsesi, në këtë sjellje nuk ka asgjë të rastësishme. Vendi te Zyrihu, të tërheq për të dalë nga vetja e për të bërë disa veprime, që në ambiente të tjera nuk mund të lejohen. Mjafton t’ju përmendim, që në dy ndeshjet e fundit tifozët e Zyrihut kanë hedhur banane për të treguar racizmin e tyre për lojtarët me ngjyrë dhe shishe uji.
Nuk mbaron këtu, për të mbrojtur futbollistin shqiptar, ka menduar edhe presidenti i klubit të Zyrihut, Anchillo Canepa, që njëkohsisht tregon edhe pak nga karakteri i tij. Në një prononcim për “Blick”, ai shprehet: “Kololli do paguaj dëmin që na bëri me pankinën. Por nuk do të bëhet shumë e madhe. Unë njëherë kam hedhur një karriga nga tribuna VIP”. /Shqiperia.ch/