Ashtu siç e kishin paralajmëruar më herët: “Vetëm ne do të sundojmë dhe këtu nuk ka më vend për të tjerë”. Ishte ky refereni i Ballistëve të Tetovës, në prag të grumbullimit të tyre të rradhës, për ndeshjen e Shkëndijës në kampionat, atje ku do të merrnin edhe kryesimin në kampionat.
Vetëm pak kohë më parë, Ballistët ishin protagonistë të një incidenti, ku dolën në mbrojtje të Shqipërisë. Grupi “Vojvodat” që i përket një ekipi maqedonas, po festonte 30 vjetorin e krijimit të tij me thirrje kundër shqiptarëve, derisa në skenë u shfaqën “Ballistët”.
E për të vazhduar më tej, një incident ka ndodhur edhe para takimit të fundit të Shkëndijës. Një grup i “Ballistëve” u ka prishur ditën pakicës maqedonasve, e cila gjendej në një lokal në Tetovë, ku mes thirrjeve për “UÇK-në”, ka pasur jo pak frikë dhe panik, nga ana e tyre. Gjithsesi, në fund nuk ka asnjë të dëmtuar, vetëm një konfirmim për të zotët e shtëpisë. /Shqiperia.ch/