
Tashmë është bërë rutinë që sapo një lojtar nis e feston me simbolet tona kombëtare, UEFA bëhet gati për të dënuar apo tërhequr vëmendje në rastin më të mirë. Por nuk janë të rralla rastet, kur të huajt këndojnë kundër Kosovës dhe shqiptarëve, por pa iu tërhequr vëmendja më e vogël.
Rumunët e kishin bërë edhe më parë këtë gjë, në takimin ndaj Serbisë thjeshtë e përsëritën. Tifozët në tribuna kanë brohoritur në thirrjet: “Kosova është Serbi”. Menjëherë pas këtyre thirrjeve kishte duartrokitje nga të gjithë të pranishmit, ndërsa të gjithë këtë situatë të turpshme, duhet ta dëgjojnë edhe krerët më të lartë të UEFA-s. /Shqiperia.ch/