You are here
Home > Futboll Bota > “The Sun” e bën fakt të kryer: Mourinjo ka zgjedhur Hysajn për krahun e djathtë

“The Sun” e bën fakt të kryer: Mourinjo ka zgjedhur Hysajn për krahun e djathtë

Trajneri i Mançester Junajtid, Zhoze Mourinjo, e ka ndarë mendjen për lojtarin që do të mbulojë krahun e djathtë të mbrojtjes sezonin e ardhshëm. Ai është shkodrani Elseid Hysaj, lojtari i kombëtares kuqezi që luan me Napolin.

“The Sun” e bën të kryer, duke shkruar se trajneri portugez është gati të paguajë klauzolën e 50 milionë eurove për ta marrë Hysajn nga Napoli në merkaton e verës.

Mateo Darmian pritet të kalojë te Juventusi dhe nevoja për një mbrojtës të djathtë te Mançesteri bëhet më emergjente. Ky pozicion shihet me përparësi nga trajneri Mourinjo, i cili kërkon ta mbyllë sa më shpejt me blerjen e Hysajt.

Prestigjiozja angleze shkruan se 24-vjeçari shkodran është nga më të mirët në Europë në rolin e tij dhe se kërkohet edhe nga klube të tjera të mëdha. / Vipsport.al

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top