
Në ndeshjen e mbrëmjes së shkuar, Swansea mposhti në transfertë QPR me rezultatin 1-3. Bersant Celina ishte protagonist me një super gol të udhëhequr nga këmbët e tij. Taktikë dhe realizim perfekt, klasike kjo për një lojtar si Celina. Sulmesi i krahut të majtë tregoi se mbetet në formë mjaft të mirë duke u bërë problem për mbrojtjen kundërshtare.
Nisur nga paraqitja, mediat angleze nuk i kanë kursyer lëvdatat për Bersantin duke e vlerësuar maksimalisht. Nga raportimet, sulmesi vlerësohet për teknikën e tij çoroditëse ndaj mbrojtësve si dhe për saktësinë përpara portës.
“Nota 8! Performancë e shkëlqyer në krahun e majtë. Terrorizoi mbrojtjen e QPR me taktikat e tij herë pas here dhe e meritoi golin e shënuar”- ka qenë komenti i një prej mediave angleze./Shqiperia.ch/