
Një e papritur e madhe ka ardhur së fundmi nga Italia, ndërsa trajneri Mihajloviç ka dhënë largimin nga Bolonja për shkak të një sëmundje të rëndë. Tekniku serb është diagnostikuar me leuçemi dhe duhet të braktis fushat e futbollit, për të fituar betejën e jetës.
Ndërkohë një mesazh i qartë vjen edhe nga kapiteni shqiptar i Bolonjës, Blerim Xhemaili. Ky i fundit është shprehur se të gjithë lojtarët e kësaj skuadre do të luftojnë vetëm për Mihajloviç, duke e konsideruar si një baba. “Atë që Mihajloviç ka dhënë në këto kohë, rrallë se është dhënë nga ndonjë trajner tjetër. Sigurisht që u tronditëm ,por i dhashë fjalën si kapiten trajnerit se do të vazhdojmë të punojmë njësoj.
Për ne është si një baba, kjo është arsyeja që duhet të luftojmë për të, njësoj siç ka bërë edhe ai. Është një njeri i fortë dhe tashmë presim që të na rikthehet”, ka thënë Blerim Xhemaili. /Shqiperia.ch/