You are here
Home > Kombëtarja > Teoria dhe hipoteza e pakuptimtë, Kastriot Dërmaku në Serinë A vetëm me letra

Teoria dhe hipoteza e pakuptimtë, Kastriot Dërmaku në Serinë A vetëm me letra

Një hipotezë e mundshme që vjen nga mediat pranë klubit të Kosenzës dhe që flet për Kastriot Dërmakun, duket e gjitha si një lojë fëmijësh. Mbrojtësi shqiptar do të zyrtarizohet te Parma që luan në Serinë A, për të hedhur një hap të rëndësishëm të karrierës.

Por ajo që supozohet të ndodh, është një huazim i këtij futbollisti që mund të vijë sërish në Serinë B. Kjo pasi Parma kërkonte me ngulm të drejtën e kartonit, por nuk premton asgjë sa i përket një vendi në skuadër.

E për më tepër, shihni pak se kush është skuadra e parë që mund të marrë Dërmakun në huazim…Kosenza! Nga një largim me festë, te një rikthim i mundshëm, padyshim që kjo do të ishte alternative më e keqe e mundshme e lojtari kuqezi, që në Serinë A do të rezultonte vetëm me letra. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top