You are here
Home > Kombëtarja > Tensione në fitoren e Shkëndijës ndaj Vardarit, shkak bëhet gruaja e portierit dhe mbledhësi i topave

Tensione në fitoren e Shkëndijës ndaj Vardarit, shkak bëhet gruaja e portierit dhe mbledhësi i topave

Ernest Gjoka ka marrë fitoren e parë të madhe në drejtimin e Shkëndijës së Tetovës. Ekipi shqiptar ka eliminuar rivalët e përjetshëm të Vardarit nga Kupa. Ndeshja e parë kishte përfunduar në shifrat 2-2, ndërsa e sotmja u vendos me rezultatin 1-0 nga Ibrahimi në minutën e 72. Gjithashtu në këtë takim, Gjoka ka bërë pa një lojtar të rëndësishëm, kapitenin Bejtullai në mbrojtje.

Shkëndija e Tetovës ka arritur të mund Vardarin ashtu siç ka bërë rregullisht në vitet e fundit dhe ka kaluar në çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë. Në një stadium të mbushur, Gjoka merr shijen e parë të vërtetë të një triumfi që entuziazmon edhe ambientin.

Ndërkohë në minutat e fundit ka plasur edhe një tension i madh në fushë me përplasjet fizike mes lojtarëve. Gjithçka e nis portieri i Vardarit, Gaçevski, ashtu si gjithmonë duke bërë sjellje të pahijshme në minutën e 88 dhe ofendoi një fëmijë që po mblidhte topat, pasi zgjodhi të luante me nervat e Gaçevskit.

Aty ka ardhur edhe reagimi i menjëhershëm i lojtarëve nga ekipi shqiptar. E gjithë arsyeja e tensionit të Gaçevskit qendron se tifozët shqiptarë këndojnë gjithmonë kore për gruan e tij, që hedh foto provokuese në rrjetet sociale. Përplasje dhe ofendimet nga tribuna për gruan e portierit maqedonas nuk kanë munguar kurrë, prandaj mjafton një shkëndijë dhe Gaçevski humb toruan.

https://www.facebook.com/infosport.mk/videos/511800819675525/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top