Sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka folur për të kaluarën e Kosovës dhe mundësinë që ajo kishte, për të pasur të tjerë yje në organikën e saj.
Sipas asaj që raporton “Insporti”, në një intervistë për një media në Kosovë të Salihut, “Sports Show”, sekretari i përgjitshëm ka folur edhe për rastin e Xherdan Shaqirit. Ky i fundit mund të ishte pjesë e dardanëve, pasi ka qenë në një kamp të organizuar për futbollistët që do të pikaste Kosova. E megjithatë tashmë vetëm mund të shfryhet një shans i humbur dhe histori e shkuar.

“Ne që nga koha e Fadil Vokrrit kemi kërkuar lojtarë të talentuar. Ndoshta e dini se edhe Xherdan Shaqiri ka qenë në një kamp me grupmoshat e reja në Zvicër, por gjërat për të ndryshuan aq shpejtë”, u shpreh Eroll Salihu, duke iu bazuar punës së FFK-së, që organizonte gjithmonë kampe për zbulimin e talenteve në Europë. /Shqiperia.ch/